Ligji i “spiunëve”, Kongresi amerikan i jep dritën jeshile, përgjon shtetasit e huaj

13/04/2024 13:29

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kryesuar nga republikanët, votoi për të vazhdimësinë e një programi të debatueshëm të zbulimit, i cili u lejon autoriteteve amerikane të spiunojnë shtetasit e huaj.

Në disa raste, programi i njohur si FISA, mund të përdoret edhe për të mbledhur të dhëna për qytetarët amerikanë. Miratimi erdhi pasi vlefshmëria e këtij ligji ishte shkurtuar nga pesë në dy vite, me kërkesën e republikanëve. Ligji FISA është pritur me kritika nga ligjvënës republikanë dhe demokratë, që besojnë se shkel të drejtat kushtetuese të amerikanëve për privatësinë.

Gjatë pesë muajve të fundit, projektligji ishte bllokuar tre herë nga ligjvënës republikanë që janë ngritur kundër qëndrimit të partisë së tyre.  Projektligji rikthen në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimin Sekret në Vende të Tjera (FISA), i cili përfundon më 19 prill. Seksioni 702 i FISA-s u krijua në vazhdën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe i lejon qeverisë amerikane të përgjojë pa urdhër komunikimin elektronik të shtetasve të huaj edhe pse ata jetojnë jashtë territorit SHBA-së.

Ligji për Përgjimin Sekret në Vendeve të Tjera (FISA) i lejon qeverisë amerikane të mbledhë informacione sekrete që përfshijnë shërbimet sekrete të vendeve të tjera si dhe komunikimin me “agjentë të fuqive të huaja”. Përgjimi kryhet praktikisht në shkallë të gjerë, pra në komunikimin përmes internetit, përmes telefonave celularë, apo përmes rrjeteve sociale.

Për shkak të FISA të gjithë ofruesit e shërbimeve të tilla duhet t’i vënë të gjitha të dhënat e klientëve në dispozicion të qeverisë së SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA