E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore 12/11 17:06
Në këtë punishte të vogël në periferi të Elbasanit çdo ditë dëgjohet zhurma e sharrës, ndërsa në hyrje të saj qëndron një karrocë dore e mbushur me punime druri.
Më të zakonshmet janë lugët e drurit, okllai, bastun etj. Tashmë 82 vjeç, Josif Muça nuk ka bërë asnjë ditë pushim. Për artizanin e vjetër puna është jetë.
Edhe pse tashmë ky profesion i shërben për të kaluar kohën dhe për të mos e humbur si pasion, i moshuari thotë se punimet vlerësohen dhe kanë treg.
Edhe pse të rinjtë kanë zgjedhur rrugët e kurbetit dhe zanatet po shkojnë drejt zhdukjes, me keqardhje Josifi thotë se duhet më shumë angazhim nga të rinjtë, por edhe motivim e mbështetje për ta.
Top Channel