Saranda pret turistët e radhës nga deti, kroçera amerikane “Seabourn Quest” mbërrin në qytetin bregdetar

17/06/2026 11:22

Vijojnë të vijnë në Sarandë kroçera me turistë. Mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Sarandës është ankoruar kroçera luksoze “Seabourn Quest”.

Erdhi në Portin e Sarandës në orën 08:00 të mëngjesit nga Brindizi dhe do të largohet po sot në orën 17:00 me destinacion drejt Greqisë në Zakyntho.

Kroçera  “Seabourn Quest” ka ardhur sot në Sarandë me 465 turistë  të moshave të ndryshme nga shumë vende të botës si: nga Australia, Bosnja, Belgjika, Gjermania, Kanadaja, India deri edhe nga Singapori. Kroçera “Seabourn Quest” është pjesë e itinerarit mesdhetar të kompanisë  Seabourn⁠.

Vizitorët do  të njihen me bukuritë natyrore dhe historike të zonës, duke përfshirë Butrintin, Syrin e Kaltër dhe rivierën e jugut. Kroçera do të qëndrojë në Sarandë deri në orët e pasdites, për të vijuar më pas udhëtimin drejt destinacionit të radhës në Greqi, në Zakynthos.

Top Channel