
21/02 08:22
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Glyfada në Greqi, ku një burrë vrau veten pak pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.
Mediat greke shkruajnë se burri po rrihte gruan e tij në hyrje të pallatit, teksa po kalonte një patrullë policie.
Policia e ka vënë re ngjarjen dhe është ndalur. Burri ka vrapuar drejt pallatit, është futur në banesën e tij, ndërkohë që policia ka qenë në alarm për ta gjetur.
29-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, para se të negocionte me policinë, ka qëlluar veten dhe ka gjetur vdekjen.
“Pashë policinë që e mori vajzën për ta qetësuar”, tha një dëshmitar okular.
Top Channel