Sulmi i Shqipërisë? Ja çfarë thotë Inteligjenca Artificiale për Brojën, Manajn dhe Cikalleshin në Europian…

27/03/2024 22:20

Në prag të Europianit 2024 dhe pas dy miqësoreve të humbura kundër Kilit dhe Suedisë, në Shqipëri opinioni sportiv zien nga debati për listën e futbollistëve që duhet të marrë Silvinjo në Gjermani. Diskutimi më i madh ka të bëjë me sulmin, jo vetëm prej bollëkut, por edhe për ekuilibrat që duhet të ruajë trajneri brenda skuadrës.

Mes Brojës, Manajt, Cikalleshit, Dakut dhe muçit do të ketë një konkurrencë të ashpër deri në fund. Po sikur të pyetej Inteligjenca Artificiale? Ja cila është përgjigja e Chat GPT kur pyetet se kush duhet të luajë në sulmin e Kombëtares në Europian:

“Për përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë në sulmin e Kombëtares Shqiptare në Europianin e ardhshëm, përgjegjës është trajneri i kombëtares dhe stafi i tij. Trajneri merr parasysh formën e lojtarëve, taktikën, kundërshtarët dhe shumë faktorë të tjerë për të përcaktuar skuadrën më të përshtatshme për secilën ndeshje.

Për informacion më të detajuar rreth përzgjedhjes së lojtarëve të kombëtares, mund të ndiqni lajmet në media sportive ose në kanale të specializuara në futboll”, ishte përgjigjja e Chat GPT. Shqipëria është në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Me Italinë luajmë në 15 qershor, me Kroacinë më 19 qershor dhe me Spanjën më 24 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA