55 vjeçarja Gillian Anderson ‘mahnit’ në tapetin e kuq me fustanin e gjelbër për premierën e filmit Scoop (fotot)

27/03/2024 21:25

Gillian Anderson, dikur hetuesja joshëse e serialit legjendar ‘X-Files’, shfaqte sot sërish formën e saj në një fustan të gjelbër pa rripa, teksa merrte pjesë në premierën e filmit të ri Scoop në Mayfair, në qendër të Londrës.

Aktorja 55 vjeçare luan rolin e Emily Maitlis në serialin e ri dramatik, dhe dukej se ishte gruaja më e ndjekur në tapetin e kuq.

Gillian sipas mediave, rrezatonte klas me fustanin e saj të shkurtër dhe trupin e ngritur në taka të argjendta, teksa ishte në podium bashkë me aktorë si Billie Piper, Romola Garai e Keeley Hawes për promovimin e serialit të ri.

Bazuar në librin me të njëjtin titull ‘Scoops’, nga shkrimtari Sam McAlister, filmi fokusohet në tensionet e intervistës së familjes mbretërore, menyren e arritjes se saj dhe skandalet qe pasuan. Ai pritet të dalë në ekrane në pranverë./DailyMail/

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA