Sot i jepet lamtumira e fundit ‘Mjeshtrit të Madh’, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 kanë nisur homazhet në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Të afërm, miq, kolegë e admirues  të punës së tij shumëvjeçare po i bëjnë nderimet e fundit ndërsa nuk kanë munguar edhe ngushëllimet nga krerët e shtetit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin, i cili mbylli sytë në moshën 82-vjeçare.

“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës” shkruhet në mesazhin e presidentit.

Papingji lë pas trashëgimin e tij artistike me mijëra tekste të shkruara për këngë dhe  poezi.  Ndër vite ai është nderuar me shumë çmime në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare  dhe për fëmijë duke bashkëpunuar me këngëtarët më të mëdhenj të kohës së tij që nga  Luan Zhegu, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo apo Aurela Gaçe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA