Lideri ri i të djathtës franceze Bardella kërkon të bashkojë ‘klasën punëtore kundër Makronizmit’ (fotot)

23/03/2024 19:06

“Bashkimi klasës punëtore franceze” përballë “shpronësimit”, “deklasimit” dhe “burokracive evropiane” ishin sot zotimet e liderit të parisë më të madhe të së djathtës radikale franceze ‘Mitingu Kombëtar,’ Jordan Bardella.

Kreu i ri i partisë që drejtohej historikisht nga Marine le Pen foli në Montbéliard, gjatë fushatës për zgjedhjet në parlamentin evropian.

“Qeveria dhe Komisioni Evropian po punojnë për shpronësimin dhe deklasimin e popullit të Francës. Shpronësimet janë shpërbëria e civilizimit tonë,  që përballet gjithashtu me nivele rekord emigracioni dhe pasigurie”.

Bardella tha më tej se qeveria aktuale franceze po sjell gradualisht në Francë zhdukjen e traditës, artit të jetesës, civilizimit e qetësisë”.

“Ulja e vlerës tonë si komb bëhet me anë të ndjesisë së pafuqishmërisë, duke bërë gjeneratat aktuale të bindin veten se nuk jetojnë dot më aq mirë sa gjeneratat e mëparshme. Është gjithashtu zhgënjimi kur ata shikojnë që përpjekjet e tyre nuk shpërblehen si duhet”.

Bardella vinte gjithashtu fajin te kryeministri aktual.

“Ne duhet të bashkohemi miq kundër burokracive evropiane e brutalitetit Makronist, duke mbledhur klasën punëtore franceze, të gjitha profesionet”.

“Është koha që forcat vitale të vendit të bëhen bashkë për të mbrojtur interesin e madh të kombit francez”, shtonte nacionalisti i djathtë. /AFP/

FOTO GALERI
1/2
Bardella tha më tej se qeveria aktuale franceze po sjell gradualisht në Francë zhdukjen e traditës, artit të jetesës, civilizimit e qetësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA