Moti i keq merr me vete makinat në Itali, përmbytje masive dhe rrugë të mbuluara nga balta, qytetet në kaos
“Bashkimi klasës punëtore franceze” përballë “shpronësimit”, “deklasimit” dhe “burokracive evropiane” ishin sot zotimet e liderit të parisë më të madhe të së djathtës radikale franceze ‘Mitingu Kombëtar,’ Jordan Bardella.
Kreu i ri i partisë që drejtohej historikisht nga Marine le Pen foli në Montbéliard, gjatë fushatës për zgjedhjet në parlamentin evropian.
“Qeveria dhe Komisioni Evropian po punojnë për shpronësimin dhe deklasimin e popullit të Francës. Shpronësimet janë shpërbëria e civilizimit tonë, që përballet gjithashtu me nivele rekord emigracioni dhe pasigurie”.
Bardella tha më tej se qeveria aktuale franceze po sjell gradualisht në Francë zhdukjen e traditës, artit të jetesës, civilizimit e qetësisë”.
“Ulja e vlerës tonë si komb bëhet me anë të ndjesisë së pafuqishmërisë, duke bërë gjeneratat aktuale të bindin veten se nuk jetojnë dot më aq mirë sa gjeneratat e mëparshme. Është gjithashtu zhgënjimi kur ata shikojnë që përpjekjet e tyre nuk shpërblehen si duhet”.
Bardella vinte gjithashtu fajin te kryeministri aktual.
“Ne duhet të bashkohemi miq kundër burokracive evropiane e brutalitetit Makronist, duke mbledhur klasën punëtore franceze, të gjitha profesionet”.
“Është koha që forcat vitale të vendit të bëhen bashkë për të mbrojtur interesin e madh të kombit francez”, shtonte nacionalisti i djathtë. /AFP/
Top Channel