![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
10/02 22:14
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji.
Ishte deputetja Mimi Kodheli ajo e cila tha se kërkonte të dilte nga rregullorja e punimeve në seancë për të mbajtur një minutë heshtje për mjeshtrin e madh.
“Para 2 orësh ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji. Unë shoh të arsyeshme që të mund të mbajmë këtu në Kuvend një minutë heshtje në nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme”– u shpreh Kodheli.
Top Channel