Zgjidhet misteri i ‘tempullit të ferrit’ ku ‘fryma e Hades’ bënte çdo gjallesë të vdiste (fotot)

20/03/2024 16:43

Misteri një tempulli të vjetër që kishte shkaktuar një seri vdekjesh, në më fund duket se është zgjidhur nga studiuesit.

Prej vitesh mendohej se çdo që gjë që hynte në këtë shpellë vritej nga “fryma e Hades” – Zoti i vjetër grek i nëntokës.

Prandaj që prej epokave të vjetra greke e romake, të gjithë i shmangeshin tempullit në Hierapolis, i cili gjendet në Turqi, pasi e konsideronin se një “portal drejt ferrit”.

Gjeografi i lashtë grek Strabo e përshkruante atë si një vend vrasës, ku çdo vizitor humbiste shpejt jetën.

Ai shkruante: “Është një hapje e zakonshme ku mund të hyjë një njeri me masë mesatare, por kur arrin njëfarë thellësie nis një mjegull ose avull sa nuk mund të shikosh më tokën”.

“Demat që janë futur aty, janë nxjerrë jashtë të vdekur, ashtu si dhe zogjtë”.

Natyra fatale e tempullit ishte shpejt e qartë për studiuesit teksa Francesco D’Andria tha: “Ne i dallonim këto cilësi të shpellës gjatë gërmimeve, zogjtë ngordhnin teksa i afroheshin hyrjes së ngrohtë”.

Por D’Andria shpjegonte se kjo nuk ndodhte nga “fryma e Hades”, por nga një gaz i rëndë që dilte nga toka.

Ata shkruanin në studimin e tyre: “Përqendrimet e gazit helmues ishin të mëdha dhe këto emetime vrasin si zogjtë ashtu dhe gjitarët”.

Gazet ishin më të përqendruara gjatë agimit ndërsa me kalimin e ditës ato shpërndaheshin dhe shpella ishte më e sigurtë për t’u studiuar nga shkencëtarët.

Ata thonin se më parë vendi përdorej për sakrifikime kafshësh dhe rituale nga turmat dhe priftërinjtë.

Priftërinjtë thuhet se përdornin shpellën për t’i ‘provuar’ popullit se ata  “kishin imunitet nga vdekja” apo se kishin mbrojtje hyjnore, teksa mbanin frymën kur hynin dhe shkonin në zona ku kishte xhepa oksigjeni, sipas rrëfenjave vendase./The Sun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA