Katër të rinj i kanë vënë flakën dy makinave në qytetin e Korçës, ku njëra ndodhej në lagjen nr katër dhe tjetra në lagjen nr 14.
Të rinjtë u identifikuan dhe janë vënë në prangat e policisë.
Në një intervistë për korrespodenten e Top Channel, gjyshja e djalit që iu dogj makina, u shpreh se i nipi disa ditë më parë ishte zënë me disa djem të tjerë, por arsyen nuk e di. Ata u njoftuan nga komshija për djegien e makinës, pasi të gjithë kishin rënë të flinin gjumë.
Çfarë ndodhi mbrëmë?
Gjyshja: Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë. Kush kishte konflikte nga familjarët tuaj? Ne nuk kishim asnjë konflikt, ky ishte zënë me ca djem.
Kush nipi?
Gjyshja: Po nipi, siç bëjnë djemtë. Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.
Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?
Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.
Top Channel