‘E dashura’ e re e Putin prezanton në rrjet petullat e gatuara, me imazhin e liderit në bluzë (fotot)

15/03/2024 16:08

Ekaterina Mizulina e shumë-përfolur si e dashura e re e Vladimir Putin, ka postuar në rrjet një foto për të reklamuar petullat që kishte gatuar, teksa mbante veshur një bluzë me fytyrën e diktatorit në gjoks, shkruajnë mediat britanike.

Kjo duket se është mënyra e të dashurës së re në stil “Barbie” për të shprehur dashurinë për Putin në publik.

Modelja e internetit e arsimuar në Londër ka një audiencë të gjerë, veçanërisht në rrjetin  Telegram. Ajo ndryshon shumë nga i dashuri i saj i rezervuar Putin, pasi publikon online thuajse të gjithë jetën e saj private.

Së fundmi ajo shihet duke gatuar petulla në kuzhinë me bluzën me imazhin e Putin dhe flamurin rus.

Nuk dihet ende lidhja mes petullave dhe imazhit të Putin por biondja postonte gjithashtu fjalën “Работаем“, që përkthehet në “ne po punojmë”.

Flokët e saj dukeshin më të shkurtra se zakonisht, teksa më herët në një postim tregonte sesi flokët i ishin dëmtuar nga tharësja Dyson.

“Ata që kanë probleme me flokët, po ju them se kam vuajtur shumë nga tharësja Dyson”.

“Disa flokë m’u këputën, mos e blini këtë edhe pse është e shtrenjtë, është hera e dytë që më ndodh”.

Më pas “influencuesja” tregonte ato që quante “sekretet” e kujdesit dhe rritjes së flokëve duke thënë se më e mia është të mos përdorësh asnjë produkt kozmetik, çka duket si zgjidhja më e thjeshtë pasi Rusia nuk mund të bëjë shumë tregti prej sanksioneve të luftës në Ukrainë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA