“Të ardhurat vendore në 2023 u rritën me 271%”/ Mazniku prezanton statistikat për bashkitë: 102% më shumë shpenzime në 8 vite

11/03/2024 23:00

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prezantoi sonte në “Top Story” statistikat e bëra për të gjitha bashkitë e vendit gjatë vitit 2023, pas vëzhgimit të bërë në terren.

Të ardhurat vendore në vitin 2023 u rritën me 271%, krahasuar me vitin 2015, nga 13.1 miliardë lekë në 31 miliardë lekë.

Sipas tij, shpenzimet vendore në vitin 2023 ishin 102% më të larta, në krahasim me vitin 2015, nga 2.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto para reformës, në 3.1% për vitin 2023.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga viti 2015, nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliardë lekë. Në vitin 2015, këto detyrime përbënin 92% të peshës së të ardhurave të veta, në 2023 këto detyrime janë sa 16% e të ardhurave të veta.

Buxhetet e bashkive të vogla janë të varura në masën 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa bashkitë më të mëdha, e kanë më të balancuar këtë raport, në masën 55%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA