Një turist italian humbi rrugën në malin e Dajtit dhe kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit mes dy fshatarve.

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 4, i shkoi në ndihmë turistit italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit.

“Mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatarve.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gadishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA