33-vjeçari është i pesti lojtar apo ish-lojtar i Atalantës që bie pre e hajdutëve në një periudhë më pak se një vit. Më parë e kishin pësuar emra si Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral e Gianluca Scamacca.
Grabitësit, të pashqetësuar nga mungesa e futbollistit dhe familjarëve të tij, kanë arritur të marrin bizhuteri dhe disa orë të shtrenjta.
Toloi është pjesë e Atalantës prej vitit 2015. Duke qenë bashkë me Berat Gjimshitin një ndër “senatorët” e skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini. /Supersport