E pabesueshme/ Spiritualisti më i fuqishëm në botë i bëri magji yllit të Anglisë, Kane. Shokon rrjetin me pamjet brenda dhomës mistike
‘Jam këtu për të ndihmuar, jo për të kritikuar. Nuk është momenti për të folur, fillimisht duhet të dëgjosh’-Kështu u shpreh Jose Mourinho në intervistën e tij të parë si trajner i Realit të Madridit të dhënë për revistën ‘Vanity Fair’
Trajneri portugez këtë sezon do të nisë një epokë të dytë me Los Blancos, 12 vjet pas mbylljes së aventurës së tij të parë në kryeqytetin spanjoll.
‘Historia e klubit nuk mund të krahasohet me atë të asnjë klubi tjetër-tha Jose Mourinho-flasim për historinë dhe pasurinë e futbollit dhe fanela e bardhë ka diçka magjike’.
Trajneri luzitan foli edhe për yllin e Realit të Madridit, Kylian Mbappe që vjen pas një sezoni plot me kritika me Mourinhon që doli në krah të futbollistit.
‘Është një futbollist fenomenal dhe do të përpiqem që ta ndihmoj që të bëhet një lojtar akoma më i mirë-deklaroi trajneri i ri i Realit të Madridit.
Top Channel