E ardhmja e Pulisic te Milani mbetet në dyshim, “Kapiten Amerika” joshet nga… MLS

24/06/2026 11:17

E ardhmja e Christian Pulisic po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, teksa në Itali dhe SHBA po qarkullojnë zëra për një transferim të mundshëm të mesfushorit ofensiv të Milanit.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit kishin ndërtuar projektin sportiv rreth Pulisic, i cili shihet si një nga lojtarët kyç të skuadrës. Megjithatë, diskutimet për rinovimin e kontratës së tij, që aktualisht skadon në vitin 2027, kanë ngecur.

Në këtë situatë është futur në garë New York City, që raportohet se i ka ofruar lojtarit një kontratë të rëndësishme me pagë mbi 10 milionë euro në sezon dhe një marrëveshje afatgjatë pesëvjeçare.

Megjithëse një rikthim në SHBA për Pulisic shihet si një opsion joshës, për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare që të bindë Milanin për ta lënë të lirë lojtarin. Nga ana tjetër, klubi kuqezi nuk dëshiron ta humbasë lehtësisht një nga elementët kryesorë të skuadrës.

Top Channel