Një teori e habitshme konspiracioni po përsëritet së fundmi në lidhje me Donald Trump parkun e zbavitjeve Disney World, në të cilën përfshihet një kukull e animuar që ka shtangur mjaft përdorues.
Një përdoruese e rrjetit X e quajtur Fiona Small ka shpërndarë një prej teorive të saj të fundit mbi ish-presidentin që kërkon rizgjedhjen.
Kjo ka të bëjë me atraksionin kryesor kompleksit Disney World Orlando në Florida, që është salla e presidentëve.
Teoria thotë se “kukulla e Trump ishte krijuar fillimisht për të qenë Hillary Clinton”, e cila ishte sfiduesja e tij në zgjedhjet presidenciale.
Dhe në fakt përdoruesit pranonin se statuja-robot kishte shumë ngjashmëri Clinton, veçanërisht në sytë, mollëzat e hundën.
Gara presidenciale e 2016 mes Trump e Clinton ishte mjaft e ashpër dhe ekspertët thonë se Clinton ishte në fakt e preferuara e stabilimentit, ndërsa fitorja e Trump ishte një surprizë.
Përdoruesit e rrjetit TikTok, pranonin se ishin të tmerruar nga roboti i Trump duke thënë se dukej në fakt si Clinton.
Ndërsa të tjerë thonin se Disney qëllimisht e kishte bërë atë të shëmtuar.
Teoria se Disney kishte zëvendësuar kukullën e Clinton që kishte përgatitur duke e modifikuar si Trump, është përmendur që prej kohës së prezantimit të saj në 2017.//Metro.co.uk//
Top Channel