Shkencëtarja ‘më joshëse në botë’ rrëfen pasionet e rrezikshme të ‘gjuetisë së pitonëve’ apo ‘notin me aligatorë’ (fotot)

01/03/2024 16:44

Ajo që po njihet tashmë si “shkencëtarja më joshëse në botë” Rosie Moore ka numëruar së fundmi pasionet e saj të preferuara dhe dy nga situatat më të rrezikshme në eksperiencat e saj, ku përfshihen “gjuetia e pitonëve” apo noti përkrah nje aligatori.

Rosie Moore ka detajuar disa nga situatat më të tmerrshme në aktivitetet e saj si noti mes shpellave të ngushta nënujore apo dhe kafshimi nga një piton gjigant.

Ajo është parë duke mbajtur në dorë dhe gjarpërinj helmues ose duke u zhytur në ujë me aligatorë , teksa poston videot në rrjetet sociale për ndjekësit e saj të shumtë.

Komplementet e shumta të përdoruesve nuk kuptohet nëse i vijnë prej guximit, njohurive të saj apo hijeshisë së lëvizjeve të trupit.

Në një prej tyre ajo shihet duke mbajtur një piton në dorë teksa duket e gjakosur në fytyrë, ndoshta nga pickimi gjarprit.

Në një tjetër video ajo shihet duke notuar pranë një peshkaqeni tigër, për të cilën Rosie tha se kishte përqindjen e rrezikut “6/10 “.

Ajo paralajmëron se “nëse nuk dini të silleni si duhet me specie të caktuara, mund të rezultojë fatale”, ndërsa aventura e saj me aligatorin kishte marrë vlerësimet më të larta.

Ajo shkruante: “Më e rrezikshmja është ndoshta zhytja me aligatorët. Kësaj do t’i jap pikët maksimale”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA