Ofronin shërbime mjekësore në klinikën e paregjistruar, vihen nën hetim mjeku dhe infermieri në Elbasan

23/02/2024 14:02

Një mjek dhe infermier në Elbasan janë vënë nën hetim pasi ofronin shërbime mjekësore në një klinikë të paregjistruar.

Mbi A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, kundër paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare. Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen penalisht 2 shtetas me profesione mjek dhe infermier. Si rezultat i kontrolleve në subjekte ekonomike, me qëllim goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan zbuluan se në lagjen “Haxhias”, ofroheshin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për mjekun dhe infermierin e klinikës, përkatësisht shtetasit A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan”, sipas policisë.

Materialet procedurale ndaj tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA