Ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen rumune më Greqi, ja kush është shqiptari vrasës, zbulohet fotoja

16/02/2024 09:30

Zbardhen detajet e ngjarjes tragjike në Greqi, ku një 39-vjeçar i identifikuar si Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio, pasi ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 28-vjeç.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke thënë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Heraklios në Kretë ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA