Gjarpri shtëpiak me dy koka është ende gjallë teksa i zoti i ushqen ‘me zor’ (fotot)

10/02/2024 16:06

Mbarështuesi i gjarprinjve Aden Johnson nk e priste që gjarpri tij me dy koka të jetonte shumë pasi i kishin dhënë shanse mbijetese 1 me 100,000, por pas shtatë muajsh kafsha e paazkontë vijon të jetojë falë dedikimit të të zotit.

Puna e tij e ka shpërblyer teksa ai jep informacione të vazhdueshme për ecurinë e tyre në kanalin e YouTube, ku janë akumuluar mijëra shikime e komente nga dashamirësit kuriozë.

Një prej tyre shkruante: “E çuditshme që po ia dalin mirë. Në bëj një video kur i ushqen, për të parë se cila kokë shkon e para te ushqimi”.

Aden, i cili drejton agjencinë e kafshëve ADJexotics në Wisconsin, SHBA, përgjigjej: “Asnjë nga kokat nuk afrohet për ushqimin, unë duhet t’ua jap me forcë atyre”.

Një tjetër komentonte për videot: “Duket se koka e majtë kontrollon trupin, ndërsa e djathta vetëm sa bën xhiro kot”.

Vitin e kaluar rrjeti Daily Star raportonte sesi Aden u shokua kur nga veza e çelur doli gjarpri me dy koka. Gjarpërinjtë duhet të ishin binjakë por nuk arritën të ndaheshin në trup.

Në një prej videove të para Aden dëgjohej që komentonte: “Është i gjallë, po lëviz, nuk e di nëse do të mbijetojë por do t’i vendosn në një kafaz për të parë nëse mund ta mbaj në jetë”.

“Ata duken normalë e të shëndetshëm – por megjithëse dua që të mbijetojnë, do të jetë një jetë e vështirë për ta gjithsesi.”

FOTO GALERI
2/3
Por pas shtatë muajsh kafsha e paazkontë vijon të jetojë falë dedikimit të të zotit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA