Tensionet në Kuvend/ PS kërkoi masë disiplinore, ja sa ditë u përjashtuan deputetët Edi Paloka dhe Petrit Doda

09/02/2024 15:50

Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi 40 ditë deputetin Edi Paloka, kurse Petrit Dodën 20 ditë.

Mbledhja u zhvillua pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi masë disiplinore për dy deputetët e opozitës.

PS kërkoi masë për Palokën pasi dogji rregulloren, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyrje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Kujtojmë se seanca plenare e së enjtes u shoqërua sërish me tension, ku deputeti Paloka në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama do të jetë ai i diktatorëve dhe më pas dogji rregulloren e Parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA