“Kurti duhet të reflektojë”/ Eksperti për “Top Story”: Kokëfortësia e kryeministrit kosto për Kosovën

08/02/2024 21:29

Eksperti i politikë së jashtme, Adrian Shtuni, zhvilloi një lidhje direkte në “Top Story” për të treguar detaje rreth takimit të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken më 16 shkurt.

Ai u ndal edhe tek sjellja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kundrejt SHBA-së.

Shtuni tha se kokëfortësia e Kurtit ka kostot për vendin e tij, e teksa sot janë bllokuar miliona dollarë fonde.

“Nuk kam informacion që Blinken të ndalojë në Kosovë, por mendoj që tema e Kosovës dashur padashur është thelbësore midis aleatëve. Nuk mendoj që marrëdhëniet janë të ngrira por janë pikë problematike për shkak se lidershipi Kosovës, për zotin Albin Kurti i cili ka timonin në dorë mendon që ka nevojë për largpamësi dhe bashkëpunim të paanshëm me SHBA-në. Jo vetëm me SHBA-në por edhe BE-në në një kohë mjaft sfiduese.

Të aftë për të kutouar rëndësinë dhe jo për të krijuar pisha, të cilat bëhen më të vështira. Mendoj se duhet të ketë reflektim nga ana e Kurtit. Ka goxha prioritetet të tjera. Është Vuçiç dhe Kurti që janë të ftuar në OKB dhe është kërkuar nga Serbia për të adresuar problemet. Shpresoj që do të ketë një lëvizje në drejtim tjetër, në një drejtim ku do të ketë bashkëpunim.

Nuk ka alternativë tjetër koordinimi me SHBA-në dhe NATO-n. Janë qindra miliona dollarë të bllokuara të vilat janë fonde zhvillimore për Kosovën për shkak të sjelljes kokëfortë të Kurtit. Kam frikë se kostoja do të vazhdojë të shtohet por mendoj që populli i Kosovës nuk e meriton”, tha eksperti i politikë së jashtme, Adrian Shtuni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA