“Kur erdhi Rama në qeveri kishte zero marrëdhënie me fqinjët”/ Hoxha: Ai e vuri çështjen çame në tavolinë

07/02/2024 23:08

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “”Top Story” se në momentin që kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet marrëdhëniet me fqinjët u zeruan.

Me Greqinë, sipas tij, marrëdhëniet u prenë me thikë, sepse Rama vuri në të diskutohej në tavolinë çështja çame.

Hoxha u shpreh se u kërkua me nxitim betimi për shkak të cencusit, pasi Bashkia Himarë do të nxirrte vetë në terren vëzhguesit.

“E mbani mend kur erdhi Rama në qeveri. Zero marrëdhënie me fqinjët. Me Greqinë çfarë bëri? Ne i pamë të kërcenin, papritmas si me thikë, këto marrëdhënie u ndërprenë. Po pse? Se ne themi duhet të shkojmë mirë. Po pse normal që do të shkonte mirë sepse çfarë thonte Greqia bëhej.

Kur erdhi Rama çështja çame u vu në tavolinë. Grekët mund të mos e pranojnë fare çështjen çame po ri nuk ke pse të mos e përmendësh. Për cencusin, pse duhej betimi, se ata (vëzhguesit) në terren i caktonin njësitë vendore. Sot Beleri edhe po të dënohet nuk i mohon njeri të drejtën të betohet deri në një venim të formës së prerë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA