Modelja kineze e prindërimit në rrjet, vdes papritur pasi preket nga i ftohti (fotot)

05/02/2024 17:57

Një nënë e re e dy fëmijëve që njihej në rrjet për videot dhe këshillat e saj të prindërimit, ka vdekur papritur disa ditë pasi u prek nga i ftohti në rajonin Shijiazhuang, kur sëmundja u kthye në mënyrë të pashpjeguar në një pneumoni.

38 vjeçarja Ren Rongrong kohët e fundit kishte lindur bijën e saj dhe njihej për transmetimet e saj online të jetës së përditshme me dy fëmijët, por disa ditë pasi u prek nga i ftohti ndjekësit e shumtë u shokuan kur panë lajmin e vdekjes së papritur.

Megjithëse e ngarkuar me rritjen e dy fëmijëve, gruaja arrinte të gjente kohë për të shpërndarë videot e jetës së përditshme në rrjetin Douyin, i njohur si versioni kinez i TikTok, ku tregonte sesi kujdesej për fëmijët përfshi dhe të sapolindurën.

Në postimin e fundit në llogarinë e saj thuhej se Ren ishte sëmurur papritur dhe përpjekjet për ta shpëtuar nuk patën sukses dhe 38 vjeçarja kishte ndërruar jetë më 24 janar.

Në një tjetër postim thuhej se shëndeti i saj ishte normal të premten e të shtunën teksa të dielën temperatura i ishte ngritur në 38.7. forcat e të ndjerës o zbeheshin dhe bashkëshorti kishte sugjeruar të shkonin në spital.

Aty doktorët kishin rekomanduar qetësues, asistencë respiratore dhe ventilator. Por kjo procedurë kishte bërë që gruaja të binte në koma nga e cila nuk u zgjua më kurrë. Zyrtarët thanë se ishte një pneumoni që kishte shkaktuar gjendjen teksa hetimet për zbulimin e rrethanave shëndetësore vijojnë, edhe pse shumë vdekje të papritura vitet e fundit nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje të besueshme nga autoritetet./TheMirror/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA