Lëndë narkotike, vjedhje dhe vepra të tjera penale/ Megaoperacioni “Tempulli”, qindra arrestime vetëm gjatë janarit të këtij viti

03/02/2024 09:35

Qindra persona janë arrestuar gjatë muajit janar të kërij viti në 12 qarqet e Shqipërisë, për vepra të ndryshme penale.

Gjithsej janë realizuar 98 operacione policore në të cila janë sekuatruar armë, drogëra dhe elementë të paligjshëm.

Gjatë këtij muaji megaoperacioni “Tempulli”, që vijoi në shkolla, lokale dhe rrugica, për të eliminuar përhapjen e lëndëve narkotike, u vunë në pranga 563 prodhuesve/shpërndarësve. Njëkohësisht  sekuestruan rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armë zjarri.

Në janar u iniciua megaoperacioni “Tempulli 2”, i cili deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.

Më tej, megaoperacioni “Sundimi i ligjit” përfshin rastet e përmendura më poshtë:

-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;

-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “New Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë.

Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.

-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;

-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: 79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe 2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;

-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;

-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;

-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

Gjatë janarit në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit:

Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Ndërkaq, Policia Kufitare ka arritur të konstatojë vepra të ndryshme penale:

-55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;

-6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;

-8 raste të kontrabandimit të mallrave;

-5 raste të braktisjes së të miturve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA