27/12 07:33
Modelja e njohur amerikane, Emily Ratajkowski ka zënë shpesh faqet rozë të medias sportive, për lidhjen e saj me klubin e Romës në futboll, por edhe Los Angeles Lakers në NBA.
Megjithatë së fundi Ratajkowski duket se ka ‘tradhtuar’ Romën e saj, pasi është shfaqur me fanellën e Interit. Në klipin e fundit të reperit Travis Scott, Ratajkowski është shfaqur e veshur me fanellën e Interit, teksa ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën.
32-vjeçarja amerikane është nga modelet më të njohura, që numëron më shumë se 30 milionë ndjekës në Instagram dhe është padyshim ndër më të preferuarat e kompanive të modës.
Top Channel