24 orët e fundit të Hitlerit/ ‘Qëllove në shenjë’, thotë djali i Goebbels kur Fuhreri vret veten

25/01/2024 18:47

Një libër interesant po tërheq vëmendjen se fundmi teksa pretendon të rrefejë minutë pas minute 24 orët e fundit të Hitlerit në Bunkerin e Berlinit ku fshihej.

Autorët Jonathan Mayo e Emma Craigie tregojnë gjithashtu për shthurjen e dehjen e dëshpërimit të ushtarëve të tij të afërt në orët e fundit, teksa rusët afroheshin në qytet.

Në ekstraktin e sotëm, e përditshmja britanike DailyMail tregon sesi lideri nazist dhe bashkëshortja u detyruan të kryenin vetëvrasje teksa sovjetiket avanconin.

Mëngjesin e të hënës më 30 maj 1945, bombardimet sovjetike në Berlin vijonin, teksa në bunker fëmijët e shefit të propagandës Joseph Goebbels dhe gruas së tij Magda, ishin ulur duke ngrënë bukë, gjalpë e reçel.

Ushqimi ende nuk ishte racionuar, por veshjet e tyre po vjetëroheshin, teksa nuk ndërroheshin prej një jave.

Eva Braun — e martuar vetëm një ditë më parë me të dashurin e saj Adolf Hitler sapo kishte përfunduar makijazhin dhe kërkoi sekretaren e Hitler, Traudl Junge, të vinte në ndarjen e saj të bunkerit, Führerbunker.

“Nuk qëndroj dot vetëm me mendimet e mia”, Eva i thotë Junge.

Dy gratë kanë vështirësi të gjejnë për çfarë të flasin. Ato kujtojnë kohëra më të bukura, si pranvera e shkuar në Munich. Nje moment Eva ngrihet papritur dhe nxejrr nga dollapi një pelice dhelpre. “Dua të ta jap ty këtë Frau Junge”, i thotë.

“Më pëlqen t’i shikoj gratë e veshura mirë, ty duhet të të shkojë”.

Junge është e mocionuar nga dhurata, edhe pse nuk di se kur mund ta veshë.

Rreth orës 11.30 Hitleri sillet rreth makinerisë së telefonit në korridor. Operatori i saj Rochus Misch ngrihet në këmbë, pret urdhra, por urdhra nuk ka. Pa thënë asgjë Führer kthehet e niset serish drejt dhomës së tij.

Në mesditë ai thërret stafin ushtarak për mbledhjen ditore. Gjenerali Weidling, komandant i Berlinit është pesimist.

‘Municionet po mbarohen, furnizimet ajrore janë të pamundura. Luftimet vijojnë vetëm në qendër të qytetit. Beteja e Berlin do të përfundojë në mbrëmje’, i raporton ai.

Eva në tualetin e saj me shërbëtoren Liesl, po zgjedhin kostumin e fundit. Fëmijët e çiftit Goebbels luajnë në dhomën e gjumit, ndërsa Magda Goebbels është ende e shtrirë në krevat.

Në zyrën e tij Hitleri kërkon t’i thërresin sekretarin Martin Bormann. Kur vjen ai i thotë: “Ka ardhur koha, Fräulein Braun dhe unë do t’i japin fund jetës sonte.’ (Ai nuk e thërriste kurrë gruan Frau Hitler.)

Në kuzhinën e bunkerit të Fuhrerit, kuzhinierja Constanze Manziarly po kujdeset për vaktin e fundit. Në tenxhere uji po zien për spaghetti, dhe një nga ndihmëset e saj po përgatit sallatën.

Si Hitleri, edhe Manziarly është austriake, e mësuar për kuzhinën vieneze e bavareze, dhe ka ca veshtirësi për të përgatitur ushqime vegjentariane për stomakun e tij delikat.

Gjatë drekës me dy ndihmësat e tij flet vetëm Hitleri, në një monolog mbi të ardhmen e Gjermanisë dhe vështirësitë që vendi ka përpara. Ai vazhdon por ndihmësat mezi presin të largohen.

Monologët e Hitlerit janë të tmerrshëm për enturazhin e tij. Disa prej gjeneralëve duhet të pinin shumë alkool për t’i duruar shtjellimet e gjata, sidomos ato të natës, mbi artin modern, filozofinë, racën, teknologjinë apo sa budallenj që janë njerëzit.

Pak para orës 15.00, ndihmësja e zonjës, Traudl Junge po pi duhan në një kolltuk, kur e thërrasin në bunkerin e liderit Führerbunker: “Eja, Führer kërkon të të thotë lamtumirë”, i thotë ndihmësi.

Ajo e fik shpejt cigaren pasi e di që Hitleri i urren ato.

Junge ecën më pas drejt Führerbunker ku gjen dhe anëtarë të tjerë të stafit, bashkë me  Bormann, Magda e Joseph Goebbels.

Pas disa momentesh Hitleri del nga zyra e tij me gruan dhe kalon ngadalë para cdo personi. Kur është radha e Junge, ai i mban dorën, mërmërit diçka por ajo nuk e kupton. Është e ngrirë, e mpirë.

Bashkëshortja e Eva flet në vend të tij: “Falemnderit për atë që keni bërë për Führer. Nëse takoni motrën time Gretl, mos i tregoni për vdekjen time të bashkëshortit”.

Joseph Goebbels ndjehet i dëshpëruar. Ai është betuar për besnikëri deri në vdekje, dhe e tregoi këtë duke sjellë gruan e fëmijët në bunker për të vdekur bashkë me liderin, por tani kjo duket e papërballueshme.

‘Führer im, është ende e mundur të shpëtojmë. Mund ta ndiqni lulftën nga Obersalzberg… ju lutem Führer, merreni në konsideratë.’

Hitler përgjigjet: “Unë nuk e ndryshoj vendimin im, ti me familjen sigurisht mund të largoheni nga Berlini.’

Por Joseph Goebbels refuzon duke thënë se do të ndjekë shembullin e tij.

Ata shtrëngojnë dorën dhe Hitleri kthehet në zyrën e tij.

Ndihmësi i Hitlerit ,Otto Günsche qëndron rojë jashtë zyrës së liderit teksa Goebbels, Bormann dhe anëtarë të tjerë të stafit qëndrojnë pranë derës së mbyllur, duke pritur zhurmën e të shtënës.

Duket se ka një pauzë në bombardimet, mbetën vetëm zhurma e mbytur e një avioni dhe e një gjeneratori nafte.

Në katin e sipërm fëmijët e Goebbels po hanë drekën e vonshme. Helmuti i vogël është në qejf, i pëlqen të dëgjojë shpërthimet: “Ato nuk na godasin dot këtu në bunker”, thotë ai.

Më pas dëgjohet një e shtënë arme. Të gjithë heshtin, ndërsa Helmutii vogël thërret: ‘Qëllove në shenjë!’

Traudl Junge supozon se Führer sapo ka vrarë veten, po nuk thotë asgjë. Ajo merr një kafshatë bukë dhe pyet fëmijët se çfarë loje do të luajnë pas drekës.

Pasi vendosën se pritën mjaftueshëm Linge hap derën e studios dhe gjejnë Hitlerin e gruan e tij pranë njëri-tjetrit në divan. Në këmbët e Hitlerit janë dy pistoleta, njëra me të cilën qëlloi dhe tjera si rezervë.

Ai kishte qëlluar veten në kokë e cila i anonte nga muri. Kishte gjak në divat dhe në qilim.

Eva qëndronte pa ndjenja në të djathtë të Hitlerit, me këmbët e shtrira në divan. Në tavolinën para tyre ishte kutia ku ajo mbante flakonin e cianidit. Helmi kishte shtrembëruar shprehjen e fytyrës së saj.

Fëmijët vijonin lojën e tyre kurse Junge hodhi për vete një gotë xhin Steinhäger.

Me ndihmën e disa rojeve ‘SS’ guards, Linge zhvendos trupin e Hitler në shkallët e daljes. Trupi është mbuluar me një batanije por këmbët i kanë dalë jashtë. Ndihmësi Otto Günsche vendos trupin e Evës pranë atij të Hitlerit rreth tre metra larg derës së bunkerit.

Predhat sovjetike nisin të bien teksa Günsche e Linge hedhin benzinë mbi trupat e të vdekurve. Çifti Goebbels ka sjellë shkrepse me vete dhe Linge ndez një letër.

Ajo hedh letrën e dnezur te trupat dhe nxiton përsëri brenda bunkerit. Grupi funeral grejnë dorën për herë të fundit duke thërritur ‘Heil Hitler’ nga brenda shkalës së brendshme. /DailyMail nga libri ‘Hitler’s last 24 hours’//

FOTO GALERI
3/5
Eva Braun — e martuar vetëm një ditë më parë me të dashurin e saj Adolf Hitler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA