Të gjithë pasagjerët në bordin e avionit ushtarak që u rrëzua në rajonin e Belgorodit kanë vdekur, tha guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov.
“Një aeroplan transporti u rrëzua në lagjen Korochansky. Ai ra në një fushë afër fshatit. Të gjithë ata që ishin në bord u vranë”, shkruan Gladkov në Telegram.
Ai shton se vendi i aksidentit është rrethuar dhe po kryhen hetime.
Nga ana e saj Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e avionit ushtarak, raporton Tass i cituar nga BBC.
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se Ukraina rrëzoi avionin ushtarak që u rrëzua në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke e quajtur atë një akt “barbar”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
BBC nuk mund të verifikojë ende se kush ishte në bord, apo çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.
Top Channel