Ish-Miss-i arrestohet për festën ilegale gjatë arrestit të shtëpisë në Rusi (fotot)

24/01/2024 17:14

Elena Blinovskaya ishte dënuar me arrest shtëpie pasi ‘ka vjedhur miliona dollarë nga taksapaguesit në Rusi’, por tashmë është ndaluar serish pasi ka shkelur rregullat duke mbajtur një festë të Vitit të Ri në shtëpi.

Ish-Miss-i, gjithashtu modele e njohur në rrjet, është arrestuar kësaj jave pas publikimit të pamjeve të festës së saj në shtëpi.

Blinovskaya shihet në foto të publikuara sot që prangosej dhe merrej në ndalim nga oficerët. 42-vjeçarja ka shkelur rregullat e arresti të shtëpisë dhe tashmë rrezikon deri në 10-vjet burg sipas mediave vendase.

Ajo mbetet gjithashtu e akuzuar për fshehje të rreth 12.5 milionë dollarëve dhe për pastrim parash, çka sollën ndalimin fillestar në prill të vitit të shkuar.

Asokohe nëna e katër fëmijëve kishte tentuar të largohej drejt Bjelorusisë para se të ndalohej e të mbahej nën vezhgim nga autoritetet.

Blinovskaya besohet se ka fituar të ardhurat e saj duke punuar si ekonomiste dhe më herët si “mbretëreshë bukurie” duke marrë titullin Miss Russia International 2016.

Por zyrtarët taksorë të Putin raportohet se kanë krijuar një njësi kontrolli për “rusët e pasur që fitojnë nga rrjetet sociale” dhe Blinovskaya u akuzua në 2023, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Ajo më pas kishte mbajtur festën ‘e jashtëligjshme të Vitit të ri” dhe kishte shpërthyer në lot kur u arrestua përsëri këtë muaj.

Në imazhet e publikuara shihet dhe bashkëshorti i saj që mban një çantë me sendet personale për në qendrën e paraburgimit të modeles.

Komentuesja shfaqte shpesh pasurinë e saj online, teksa festa e ditëlindjes së 40-të raportohet se i kushtoi 1 milionë dollarë. Ajo mburrej gjithashtu se kishte paguar “miliona rubla taksa” ndërsa u sugjeronte shpesh 5.3 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale moton: “Këtu të kanë sjellë ëndrrat e tua. Bëj kujdes”

Qeveria ruse ka shtuar së fundmi kontrollet mbi ekonominë e financat, që prej luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore.

FOTO GALERI
1/5
Elena Blinovskaya ishte dënuar me arrest shtëpie pasi ‘ka vjedhur miliona dollarë nga taksapaguesit në Rusi’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA