PS tenton sërish të mbledhë Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetët e Bashës të parët që konfirmojnë pjesëmarrjen. Dalin mesazhet e “WhatsApp”

23/01/2024 15:07

Pas pezullimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetë të opozitës bllokuan sallën e mbledhjeve, duke mos lejuar përfaqësuesit PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin, u caktua një datë tjetër.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit. Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.

Ndërkohë janë publikuar disa mesazhe në rrjetin social “WhatsApp”, ku deputetët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre. Pasi janë njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit, ka konfirmuar pjesëmarrjen deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA