Burri shpallet ‘klinikisht i vdekur’ por zgjohet nga koma dhe fiton lotarinë dy herë

22/01/2024 18:30

Bill Morgan u përfshi në një aksident të tmerrshëm automobilistik në vitin 1998. Doktorët nuk i jepnin shpresa por mrekullisht 14 ditë më vonë 37-vjeçari u zgjua nga koma, dhe prej atëherë ka fituar dy herë lotarinë.

Shoferi i kamionit nga Australia, fitoi herën e parë 20 000 dollarë me një biletë me gërvishtje, ndërsa më vonë fitoi dhe $250 000 teksa tregonte historinë e tij në televizion.

“Kam fituar $250,000 , nuk po tallem,” tha ai i përlotur ndërsa e fejuara e tij shpërndante lajmin.

Asokohe ai jetonte në një rulotë, por pas fitores ka blerë një shtëpi në Melbourne dhe pjesën tjetër të parave i ka investuar.

Megjithë disa probleme shëndetësore që ka vuajtur, ai thotë se është mirënjohës për fatin dhe ndihmën nga gruaja e tij Lisa.

“Çdo ditë që zgjohem e vishem shikoj diellin dhe mendoj se jam me fat. Fitova $250,000. Shtëpia ku jetoj është e imja dhe kam një makinë të mirë.”

“U detyrova të lë punën pasi kisha shumë emocione dhe vuaj nga artriti, por jam i kënaqur me kaq.”

Një tjetër person ishte me fat të ngjashëm teksa fitoi më shumë se 1 milionë dollarë nga dy bileta me fat, shkruan rrjeti britanik Express.co.uk

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA