Bllokimi i mbledhjes për Reformën Zgjedhore, Basha: Shfaqja e sotme është kurth, çdo palë të tregojë…

19/01/2024 17:25

Partia Demokratike zyrtare kundërshton idenë e re të qeverisë, që sipas tij po ndërhyn për të monitoruar institucionet e drejtësisë.

Lulzim Basha në një konferencë për shtyp akuzon socialistët se me këtë akt po i presin krahët reformës, duke ndjekur modelin e rumunëve.

“Përpara se të kalojmë tek çështja e ditës që është Reforma Zgjedhore, është tentative e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë, për t’i prerë krahët SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi. Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht do të doja që ky informacion të jetë I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion. Por nëse ky informacion nuk është I gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i sigurojë ata, së pari publikun shqiptarë dhe së dyti dhe ata që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë. Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un. Siç e kam thënë herën e fundit, jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi i vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli i parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli i vetëm i politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë.”-tha Basha

Kryedemokrati reagoi në lidhje edhe me reformën zgjedhore, duke e quajtur mbledhjen e sotme të komisionit një teatër politik për të mos lejuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Teatri i Reformës Zgjedhore që me ndihmën edhe të regjizorit të kësaj shfaqjeje Edi Ramës, ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Së pari dua t’u drejtohem shqiptarëve dhe pastaj natyrisht edhe përfaqësuesve të medias do kenë shansin të kontribuojnë në këtë debat.
A keni dëgjuar këtë javë të dashur qytetarë shqiptarë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve të tjerë politikë nëse janë pro listave të hapura apo kundër listave të hapura? Nëse janë për votimin elektronik apo kundër votimit elektronik. Nëse janë për Shqipërinë një zonë elektorale apo jo për barazinë e votës? Nëse janë për votën e diasporës apo jo?
Jo, ky debat nuk ka ndidhur këtë javë. Dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koecidencë, është tepër e bukur për ta besuar. Debati është zhvendosur pothuajse përdhunshëm në lloj lloj temash të tjera se s’dua të përdor gjuhë nënçmuese as paragjykuese, por jo në thelbin e interest të shqiptarëve. Arsyeja është fare e thjeshtë, ka një komplot. Ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe partia socialiste dhe të tjerët të cilët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret që mos ta keni listën e hapur. Që kandidatët për deputetë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive dhe të jenë sipas emërimit nga ata që të prodhohet parlamenti i ardhshëm. Që të vazhdojnë të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i votës së lirë të qytetarëve. Në funksion të këtij komploti, natyrisht krijohet ajo që quhet lojë me tym dhe pasqyra. Hapen lloj lloj debatesh të qena apo të paqena për të hequr vëmendjen tuaj nga thelbi. Është 2024-ra, janari i 2024-ës, sipas kodit zgjedhor zgjedhjet do të zhvillohen jo më vonë se në pranverën e 2025-ës. Dhe tani është koha për të angazhuar në shoqëri një debat të këtillë dhe për të marrë vendimet për një sistem zgjedhor që të paktën të garantojë në letër rregulla të barabarta loje dhe përfaqësim transparent të votës së qytetarëve. Në 24 orë pot ë bësh xhiron e mediavem duke përfshirë edhe emisionet e mbrëmjes, diskutohet për gjithçka, me përjashtim të këtyre çështjeve. Këto janë çështje esenciale të interest të qytetarëve. Ndaj, përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra, e diku me shfaqje si ajo e paradites sot, nuk do të ketë sukses. Shfaqja e sotme e paradites, ishte një shfaqje e mirëkordinuar, sikundër edhe shfaqja e para dy ditëve më parë, e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendjen në këto çështje thelbësore për qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës që do të thotë për ne Shqipëria një zonë elektorale. J’ua kam thënë shpeshherë ne nuk do të lodhem ta përsëris aq më shumë që mesa duket e vetmja hapësirë ku mund të thuhet është këtu: një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13500 vota, në Fier me 11500 vota, kjo nuk është barazi vote, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe mënyra për ta zgjidhur këtë në suazën e një sistemi proporcional për ne është Shqipëria një zonë elektorale. Kjo i jep fund edhe debatit se ku do të votojë diaspora. Do votojnë në Shqipëria një zonë elektorale, siç e ka Kosova, siç e ka në qoftë se doni Hollanda. Pra, nuk po propozojmë diçka, nuk po shpikim rrotën. Me votë preferenciale që na çon tek nevoja e dytë, tek votimi elektronik dhe numërimi elektronik, I provuar tashmë në tre palë zgjedhje. Dhe që të dyja së bashku, votimi elektronik dhe Shqipëria një zonë elektorale, heqin faktikisht 99% të pengesave për votën e diasporës. Pse tani? Sepse javët do të kalojnë, muajt do të kalojnë dhe pastaj do të çohet Edi Rama e do të thotë s’kemi kohë, kaloj koha. Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja, edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do Reformën Zgjedhore. Siç dhe u shpreh. Gjithsesi, siç e tha dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe sekretari i përgjithshëm i partisë zoti Alibeaj, ky është një kurth të cilin nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Nga njëra anë është përgjegjësia e Kuvendit të sigurojë kushtet për funksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nga ana tjetër është mundësia për këdo që nuk sheh interesin e vet të ngusht, por sheh interesin e qytetarit shqiptar, nga ana e opozitës të ndalojë së sjelluri si një bebe e përkëdhelur që do patjetër lodrën në dorën e vet, përndryshe do të prish tavolinën dhe të vij të japë kontributin për të cilin është votuar, edhe në qoftë se është kundër listave të hapura. Dhe duhet ta themi këtu, se ky është një debat që mesa duket ndalohet në vendt e tjera, por këtu në selinë e Partisë Demokratike nuk do të ndalohet. Duhet t’i pyesni disa prej këtyre që nuk vijnë, sepse në vend të ndryshimeve në kodin zgjedhor duan ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ky është prioriteti i tyre. Janë për listat e hapura apo jo? Se në qoftë se nuk janë për listat e hapura është e qartë se pse duan ta prishin punën e komisionit të reformës zgjedhore, kanë të njëjtin motiv si Edi Rama. As Edi Rama nuk I do listat e hapura. Në qoftë se janë kundër listës së hapur, nderi e do ta deklarojnë para qytetarëve, ndaj kërkesa që kam ndaj medias në mënyrë më normale të mundshme, është t’i pyesni: ore ju jeni për lista të hapura? Mirë thoni çohu hoxh të ulet prifti, e çohu prift të ulet hoxha, a jani për lista të hapura? Apo jeni kundër listave të hapura? A jeni për Shqipëria një zonë elektorale apo jeni kundër Shqipëria një zonë elektorale? Na jepni pak përgjigje të thjeshta për këto qëndrime. Po të thjeshta ama, jo stërhollime, jeni për lista të hapura, apo jeni kundër listave të hapura? Në qoftë se jeni kundër listave të hapura e kuptojmë, keni të njëjtin motiv si Edi Rama, nuk e do komisionin e reformës zgjedhore. Doni t’ua fusni edhe një herë shqiptarëve bashkërisht, se nuk ju intereson asgjë më shumë sesa karrigia juaj. Në qoftë se jeni për listën e hapur, doni ta pasuronim përforconi këtë propozim, atëherë në vend që të ziheni çohu prift që të ulet hoxha, çohu hoxhë që të ulet prifti, bëni detyrën tuaj para publikut dhe para opozitës që e ka jetike si hap të parë jo të mjaftueshëm por si hap të parë, rregulla loje që garantojnë një fushë të sheshtë e cila sot nuk është e sheshtë, qartazi avantazhon partinë në pushtet. Ky është debate që miqësisht I kërkoj edhe medias, e në veçanti gazetarëve politikë të terrenit që kemi sot të pranishëm këtu, të mos e injorojmë javën e ardhshme. Po apo jo për listat e hapura? Po apo jo për votimin elektronik? Po apo jo për Shqipëria një zonë elektorale që do të thotë barazia e votës? Po apo jo për votën e diasporës? Dhe në qoftë se të katër përgjigjet janë po, atëherë duhet kaluar në veprim, se s’mjaftojnë synimet, duhet të kalojmë në veprim. Si kalohet në veprim? Edi Rama e di që me këtë kod zgjedhor nuk futet dot në zgjedhje, besoj e dini dhe ju apo jo? Sepse Gjykata Kushtetuese ka eleminuar një aspect të kodit, ku përfshihet edhe çështja e herësit. Nuk mund të kesh zgjedhje me këtë. Që ai kod të ndreqet do minimum 84 vota. Dhe që ky process t’I shërbejë interest të qytetarëve, atëherë çdo palë duhet të tregojë kartat për çfarë po luan. Partia Demokratike po luan për këto interesa: Listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë elektorale, vota e diasporës. Për çfarë po luajnë palët e tjera? Çfarë interesash kanë? Interesat e kujt kanë? Këtij debate gjykoj se ia vlen t’i shërbejmë të gjithë si interesi më i lartë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Dhe shpresoj që do t’i shërbejnë të gjithë. Por edhe në qoftë se nuk do t’i shërbejnë, Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk do t’i ndahemi derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje”-tha Basha.

Top Channel