Një turiste që kishte vjedhur disa guralecë vullkanikë nga qyteti lashtë i Pompeit në Italinë jugore, i ka kthyer objektet arkeologjike së bashku me një letër të sinqertë ndjese, duke pretenduar se fragmentet mund të ishin ‘të mallkuara’.
Gruaja e paemëruar kishte dërguar zarfin me tre gurët e vegjël dhe letrën e shkruar në anglisht ku thoshte se ‘nuk dinte gjë për ‘mallkimin e Pompeit’ para se të vidhte gurët gjatë pushimeve në Itali.
Turistja shtonte se ishte diagnostikuar me kancer një vit pas vizitës në Pompei.
“Unë nuk dija gjë për mallkimin, nuk e dija se nuk duhet të merrja gurë. Brenda një viti isha me kancer të gjirit. Doktorët më thanë se është vetëm fat i keq pasi deri atëherë isha një vajzë e shëndetshme”, shkruan ajo në letër.
“Ju lutem pranoni ndjesën time dhe këto që mora”, shtonte turistja para se të mbyllte letrën me një “Më vjen keq”, në italisht.
Pompeii është shkatërruar nga shpërthimi i malit Vezuv rreth vitit 80 p.e.s. çka mbuloi qytetin me hi vullkanik duke e ruajtur të varrosur, derisa u rizbulua në shekullin e 16, sipas informacioneve.
Letra u publikua nga drejtori i parkut arkeologjik të Pompei, Gabriel Zuchtriegel, i cili shkruante: “E dashur dërguese anonim e letrës, gurët vullkanikë kanë mbërritur në Pompeii. Fat të mbarë në të ardhmen”.
Edhe në vitin 2020, një grua kanadeze e identifikuar si Nicole, dërgoi një pako me dy copa mozaiku dhe një cope qeramike të cilat i kishte marrë pa leje nga qyteti italian.
Nicole, e cila kishte vjedhur objektet në 2005, shkruante se ato i kishin sjellë 15 vjet fat të keq.
“Ju lutem merrini këto përsëri, sjellin fat të keq”, shkruante Nicole duke cituar dhe ajo probleme serioze shendetesore.
Gabriel Zuchtriegel citon dhe letra të tjera ndjese të marra nga vizitorët që citojnë “mallkim” për objekte të vjedhura në qytet./DailyMail/
Top Channel