U kthye në transgjinore, mundësi 45-vjeçar shpjegon se si humbi muskujt e tij masivë

17/01/2024 10:58

Ylli transgjinor i WWE Gabbi Tuft ka folur për përpjekjen titanike që bëri për të humbur masën muskulore për ta kthyer trupin sa më femërore.

I lindur në San Francisko, 45-vjeçari Gabbi tre vite më parë vendosi të bëhej grua. Ai ishte një gladiator profesionist i quajtur Tyler Reks.

Që nga tranzicioni Gabbi ka humbur 45 kilogramë dhe ka shtuar më shumë yndyrë për të arritur trupin femëror që dëshironte aq shumë.

Të kishte trupin e ëndrrave nuk ishte e lehtë. Ai foli për përpjekjen “jashtëzakonisht të vështirë” që bëri për të humbur masën muskulore dhe për të qëndruar i dobët në të njëjtën kohë.

“Meqenëse nuk kishte asnjë metodë të besueshme se si të humbisja masën muskulore si person trans, më duhej ta gjeja vetë. Në fund, ia dola, por nuk ishte një rrugëtim i lehtë”, tha ai për Business Insider.

Ai tha se kontaktoi çdo trajner që njihte dhe kërkoi këshilla se si të humbisnin peshë dhe masë muskulore.

Megjithatë, ai u këshillua të ngrinte vetëm pesha më të lehta, gjë që e ndihmoi të dobësohej, por nuk rezultoi në humbjen e masës muskulore.

Pasi provoi metoda të ndryshme dhe dështoi, Gabbi u “frustruar” dhe vendosi t’i merrte gjërat në duart e tij duke studiuar atrofinë e muskujve.

Studimet e tij u fokusuan në mënyrën se si ai mund të ndryshonte format në trupin e tij. Nga hulumtimi i tij ai mësoi se pacientët që qëndronin në shtrat humbën më shumë inde muskulore sesa ata që ngriheshin në këmbë.

Një nga gjërat e para që bëri ishte ndërprerja e stërvitjes. Për shkak se donte të humbiste muskujt dhe të qëndronte i dobët, ai po stërvitej vetëm për të qenë në formë.

“Ndërsa ky ishte një fillim i mirë, trupi im me të vërtetë filloi të transformohej kur zbulova një mënyrë për ta detyruar trupin tim të përdorë muskujt si burim energjie”, tha ai.

Së bashku me ushtrimet, ai ndryshoi edhe dietën, duke ndjekur një dietë keto që përfshinte vetëm proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Gabbi shpjegoi se kjo e ndihmoi trupin e tij të kthente muskujt në glukozë, në vend të karbohidrateve dhe sheqernave.

“Masa muskulore filloi të dilte shpejt sapo fillova të ndiqja këto programe. Ishte e pabesueshme”, tha ai.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA