Lideri kultit akuzohet me vrasje masive teksa më shumë se 400 ndjekës vetëvriten nga uria (fotot)

17/01/2024 16:29

Paul Mackenzie është arrestuar në prill 2023 pasi më shumë se 400 trupa u gjetën në varre të cekëta më pyllin Shakahola në Kenia, teksa dhjetra anëtarë të tjerë të kultit pritet të arrestohen.

Drejtuesi i ‘kultit të katastrofës’ raportohet se predikonte ndaj ndjekësve të “linin veten të vdisnin nga uria për t’u takuar me Jezusin”.

Pastori i vetëshpallur Paul Nthenge Mackenzie kishte lënë të vdisnin nga uria e ezaurimi burra gra e fëmijë teksa dëshmitarët thanë se i urdhëronte të agjëronin deri në vdekje para se “bota të mbarojë në mënyrë që ata të takojnë Jezusin”.

Prokuroria e Kenias ka ngritur gjithashtu akuza ndaj 95 anëtarëve të tjerë të kultit për vrasje, vrasje nga pakujdesia, mizori, torturë dhe krime të tjera në lidhje me praktikat e kultit.

Ata thanë se nga 95 të dyshuarit, 64 ishin gjetur në pyll dhe fillimisht besohej se ishin viktima.

Krimet shokuese ishin zbuluar kur autoritetet shpëtuan 15 anëtarë të dobësuar në ekstrem në kishën e Mackenzie në qytetin Kilifi në juglindje të Kenias. Katër prej tyre më vonë vdiqën edhe pse u dërguan në spital.

Autopsitë në trupin e tyre zbuluan shenja ezaurimi nga uria si dhe shenja dhune  ose mbytjeje.

Vitin që shkoi autoritetet rrethuan të gjithë pyllin 500 hektarësh në qytetin bregdetar të Malindi, si një skenë krimi. Aktivisti i të drejtave Victor Kaudo në Malindi tha asokohe për rrjetin Citizen TV: “Në këtë zonë të pyllit shikojmë një kryq të madh dhe e dimë se pesë vetë janë varrosur aty”.

Kenia është një vend besimtarësh të devotshëm por ka një histori me abuzime dhe mungesë rregullacioni të grupeve fetare. 95 të akuzuarit do të dalin para gjyqit kësaj jave.

FOTO GALERI
2/4
Drejtuesi i ‘kultit të katastrofës’ raportohet se predikonte ndaj ndjekësve të “linin veten të vdisnin nga uria për t’u takuar me Jezusin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA