Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës, autoritetet në kërkim të dy të zhdukurve
Qindra fluturime janë anuluar ose shtyrë sot prej stuhisë ekstreme të dëborës që ka shkaktuar temperatura nën zero e akull në zonat qendrore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më të prekurit ishin aeroporti i Chicago,ai i Dallas-Ft. dhe i qytetit Denver.
Zona e Chicago pritej të kishte rreth 30 cm dëborë dhe fluturimet kanë ndaluar sot pasdite.
Shumë shtete amerikane kanë marrë paralajmërime moti të premten pasi sipas zyrtarëve meteorologjikë zonat qendrore-perëndimore do të kenë mot të ashpër dimëror.
Parashikuesit kanë lëshuar paralajmërime dhe për qytetet e Montana, Lewistown e Havre, ku temperaturat pritet të bien deri në -30 gradë prej erërave të ftohta.
Pamje të shumta në rrjetet sociale tregonin për dëborë në qytete e autostrada dhe erë të fortë në qytetet e Illinois and Iowa./Daily Mail/
Top Channel