Ndalon aeroporti i Chicago-s teksa stuhia e dëborës përfshin zonat qendrore, perëndimore të SHBA (fotot)

12/01/2024 21:17

Qindra fluturime janë anuluar ose shtyrë sot prej stuhisë ekstreme të dëborës që ka shkaktuar temperatura nën zero e akull në zonat qendrore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Më të prekurit ishin aeroporti i Chicago,ai  i Dallas-Ft. dhe i qytetit Denver.

Zona e Chicago pritej të kishte rreth 30 cm dëborë dhe fluturimet kanë ndaluar sot pasdite.

Shumë shtete amerikane kanë marrë paralajmërime moti të premten pasi sipas zyrtarëve meteorologjikë zonat qendrore-perëndimore do të kenë mot të ashpër dimëror.

Parashikuesit kanë lëshuar paralajmërime dhe për qytetet e Montana, Lewistown e Havre, ku temperaturat pritet të bien deri në -30 gradë  prej erërave të ftohta.

Pamje të shumta në rrjetet sociale tregonin për dëborë në qytete e autostrada dhe erë të fortë në qytetet e Illinois and Iowa./Daily Mail/

FOTO GALERI
2/7
Sot ne Des Moines Iowa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA