Fitore me “aromë portugeze”, Man. United kalon në turin tjetër

09/01/2024 07:30

Manchester United kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA Cup në Angli, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Wiganit në transfertë.

Trajneri Ten Haag konfirmoi nga minuta e parë thuajse të gjithë titullarët, teksa Manchester United dominoi ndeshjen gjatë gjithë 90-minutëshit duke marrë një kualifikim më se të merituar.

Diogo Dalot shënoi golin e parë për “djajtë e kuq” në minutën e 22-të të pjesës së parë, me portugezin që shfrytëzoi një asist të Rashford dhe gjuajti bukur për të  dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, portugezi tjetër Bruno Fernandes shënoi edhe golin e dytë me penallti, duke vulosur kualifikimin e Manchester United. /Supersport

Top Channel