Bangladeshi voton në zgjedhjet e përgjithshme ‘të bojkotuara nga opozita’ (foto-galeri)

06/01/2024 18:59

Gratë përbëjnë rreth gjysmën 120 milionë qytetarëve me të drejtë vote teksa kryeministrja Hasina pritet të fitojë një mandat të katërt pas një bojkoti të papritur nga opozita.

Bangladeshi mban nesër zgjedhjet e përgjithshme ku kryeministrja Sheikh Hasina pritet të fitojë një mandat të katërt radhazi dhe të pestin në total me aleancën  Awami, edhe pse varfëria ka shkaktuar protesta të përgjakshme dhe vendi mitin e shkuar moti një hua shpëtimi nga bankierët ndërkombëtarë.

Opozita kryesore Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) e ish-kryeministrit Khaleda Zia thotë se po bojkoton zgjedhjet pasi Hasina i mohoi kërkesën që zgjedhjet të menaxhoheshin nga një qeveri teknike.

Rreth 2,000 konkurojnë për rreth 300 vende parlamentare të zgjedhura drejtpërdrejt, ku gratë përbëjnë një rekord prej 5%

Opozita thotë se grupi Awami ka krijuar kandidatë të rremë për të bërë zgjedhjet të duken të besueshme, pretendime që mohohen nga partia në pushtet.

Më shumë se 100 mbikqyrës të huaj do të ndjekin procesin zgjedhor për të vlerësuar “pastërtinë e tij”  teksa janë akredituar dhe 59 gazetarë të huaj.

Hasina është vlerësuar për një rritje të ekonomisë së vendit, kryesisht fasoneri, si dhe për strehimin e refugjatëve  Rohingya të persekutuar në Mianmarin fqinjë. /AL Jaseera/

FOTO GALERI
7/9
Banori lexon gazetën në murin e mbushur me postera elektoralë të partisë në pushtet. [Indranil Mukherjee/AFP]

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA