“Interi zgjedhja e duhur”, Buchanan: Unë një “xhol”, bëhuni gati për driblime

05/01/2024 20:20

Tajon Buchanan u zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri i Interit.

24-vjeçari i linjës së djathtë, është kanadezi i parë që do të luajë në Serie A. Zikaltrit siguruar marrëveshjen me Club Brugge mbi bazën 7 mln euro, që me bonuese shkon në 10.

Buchanan foli për kanalin zyrtar të nënkampionëve të Europës, duke thënë fjalët e para si interist.

“Mendoj se në këtë moment të karrierës sime, ky është vendimi më korrekt dhe më i përshtatshëm për mua. Unë e kam ndjekur Interin për një kohë të gjatë. Është një ekip në të cilin e shoh mirë veten, jam shumë i emocionuar për atë që më pret. Dua ta jetoj këtë aventurë ditë pas dite, duke punuar shumë. Dua të përshtatem sa më shpejt, duke mësuar sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga trajneri, stafi i tij dhe shokët e skuadrës. Unë me të vërtetë dua të mësoj dhe të ndihmoj skuadrën”, thekson anësori i djathtë, i cili zbulon edhe karakteristikat e tij. Jam një lojtar i gjithanshëm, mund të luaj në pozicione të ndryshme, por synimi im është të mësoj sa më shumë gjëra. Të vihem në dispozicion të skuadrës dhe të përshtatem me stilin e lojës”, u shpreh ai. /Supersport

Top Channel