Egnatia nuk ndalet, zyrtarizon firmën me një mesfushor turk

05/01/2024 17:00

Ditë e ngjeshur tek Egnatia sa i takon afrimeve në skuadër. Pas zyrtarizimit të firmës me haitianin Francois Dulysse, klubi rrogozhinas ka dhënë njoftimin për nënshkrimin me mesfushorin turk, Melih Ibrahimoglu.

Nga këto lëvizje kuptohet qartë që Egnatia kërkon të futet në histori këtë sezon me titullin kampion, edhe pse misioni mbetet i vështirë me rivalë të tillë si Partizani dhe Tirana.

Njoftimi i Egnatias

“Klub Futboll Egnatia ka arritur të nënshkruajë kontratë me mesfushorin turk Melih Ibrahimoglu.

Në momente e prezantimit ishte edhe presidenti Agim Demrozi, i cili i ka uruar mirëseardhjen i Ibrahimoglusë, që do të jetë pjesë e klubit tonë për 2.5 vite.”

Top Channel