Tregtaret të cilët kanë dyqanet në katin e nëndheshëm të qendrës që u dogj në Lushnjë, janë lejuar sot të shohin çfarë ka mbetur pas datës 25 dhjetor.
Futja e tregtareve nëpër dyqanet e qendrës së djegur është bërë në mënyrë të kontrolluar. Policia ka lejuar jo më shumë se 3 persona njëherësh duke i shoqëruar nëpër ambientet e tyre.
Janë 105 biznese të vogla të regjistruara në drejtorinë e tatim taksave vetëm në katin përdhe të qendrës tregtare. 80 % e tyre nuk pësuan asnjë dëmtim si pasojë e zjarrit, ndërsa pjesa tjetër u lagën për shkak të ujit që u hodh nga zjarrfikëset për fikjen e flakëve.
Një ditë më parë policia lejoj banorët e pallatit të shihnin apartamentet e tyre. Në mesditën e 25 dhjetorit qendra tregtare me 4 kate dyqane dhe 11 kate apartamente u përfshi nga flakët.
Top Channel