Trofta e Bulqizës/ Në fshatin Kovashicë prodhohen 40 tonë çdo vit, mban gjallë ekonominë e zonës

21/06/2026 12:41

“E dini që trofta rritet dhe në Kovashicë të Bulqizës”.

Në fshatin Kovashicë të Bulqizës banorët e zonës nuk merret vetëm me punët e tokës, por edhe të ujit. Aleks Shtrezi prej 1 dekade merret me rritjen e troftës gold dhe troftës ylber.

“Kam mësuar të merret me peshqit që në moshën 5-vjeçare atëherë në 2003 u hap dhe vaska e parë. E kam pasion rritjen e peshkut”, tha fermeri Aleks Shtreizi.

Peshku troftë i kësaj zonë sipas Aleksit është tepër i veçantë prej ujit të burimit dhe ushqimit për këtë arsye ai thotë që i ngjan peshkut salmon.

” Shikoje pak se çfarë ngjyre ka mishi i tij, flakë i kuq. Ngjan me salmonin por nuk është salmon është troftë në Kovashicë”.

Në këto dy vaska Aleksi arrin të sigurojë deri në 40 ton peshku ku nuk shitet vetëm në zonat përreth por shkon deri në Pogradec.

“Shikojeni pak trofta këtu shkon nga 40 gr -12 kg. Ne shesim në të gjitha restorantet e Bulqizës, Milotit, e shkon deri në Pogradec. Jam njësh edhe në rritjen e rasateve”.

“Unë jam si peshqit nëse të gjithë duan të ikin nga fshati unë do të jetoj përgjithmonë këtu në Kovashicë të Bulqizës së bashku me troftën.”

E ndërsa të gjithë të rinjtë po kërkojnë në largohen nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha me drita e zhurma, Aleksi do të qëndrojnë këtu sepse qetësia dhe peshku i falin ekonominë që shumë prej moshatarëve të ti do të dëshironin ta kishin.

Top Channel