Nisin aplikimet për mbështetje ndaj blegtorëve, bashkia Tiranë vë në dispozicion 30 milionë lekë për fermerët

21/06/2026 19:56

Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion 30 milionë lekë të reja për fermerët.

Të gjithë ata që kanë një NIPT mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë, ku do t’i paraqesin formularin që kërkon të dhënat e fermerëve.

Thirrjet e këtij projekti janë hapur që prej fillimit të qershorit dhe përfundojnë më 3 korrik.

Programi në ndihmë të fermerëve është në vitin e tretë radhazi, ku vlera totale e mbështetjes financiare kap shifrën e 90 milionë lekëve të reja.

Së shpejti pritet që Bashkia Tiranë të krijojë një buxhet për blegtorët e zonave rurale, të cilët do të përfitojnë subvencione për ndërtimin e stallave dhe serave, por gjithashtu do të ketë mbështetje edhe për gjënë e gjallë.

Top Channel