24/11 21:11
Është ditë rinovimesh tek Interi.
Pas zyrtarizimit të marrëveshjeve të reja të Federico Dimarcos e Matteo Darmian, vjen edhe ai i Henrikh Mkhitaryan, që e zgjat kontratën me zikaltrit deri në qershor 2026.
Në njoftimin zyrtar të klubit zikaltër shkruhet:
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan: mesfushori i lindur në vitin 1989 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2026”.
Armeni firmosi me Interin në verën e vitit 2023 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 49 ndeshje në Serinë A dhe ka shënuar 5 gola.
Top Channel