Hunter Biden përdorte llogarinë e biznesit për të paguar ‘pipa heroine dhe prostituta’, tregojnë të dhënat e reja bankare në Kongres

30/12/2023 21:31

Të dhënat bankare të publikuara sot nga mediat tregojnë se i biri i presidentit të SHBA, Hunter Biden përdorte llogaritë e biznesit për të paguar për prostituta, pronarë prostitutash dhe mjete tymosjeje drogash, si dhe për të dërguar para te babai i tij.

Publikime të reja të të dhënave kanë sjellë nëntë akuza të reja ndaj Hunter, kryesisht për stilin e shthurur të jetesës dhe mospagimin e taksave, shkruan rrjeti Daily Mail.

Dokumentet tregojnë sesi Hunter ka shpenzuar $20,300 për ato që dyshohen si prostituta apo pronarët e tyre të paligjshëm, ose para për një klub privat ne Washington DC që frekuentohet dhe nga anëtarë të Kongresit të SHBA. Gjithashtu përfshiheshin pagesa për një dyqan pipash në Los Angeles dhe një aplikacion që identifikonte profilet e rreme në rrjet.

Detajet bankare nga shtatori 2018 tregojnë se kompania e Hunter mori nje total prej $495,000 nga partnerët kinezë të biznesit dhe rreth $40,000 nga kompania ukrainase e energjisë Burisma.

Të dhënat detajojnë një pagesë $57.65 për dyqanin e pipave Happy Bros., teksa në fotot e laptopit të tij i biri i Joe Biden është parë shpesh duke tymosur me pipa të mëdha në sfond, si dhe duke u zbavitur me femra që besohet se janë prostituta.

Në një përmbledhje të shpenzimeve skandaloze të Hunter listohet gjithashtu një total prej $683,212 në pagesa për femra të ndryshme nga viti 2016 deri në 2019, $1,664,004 në tërheqje parash të thata, $71,869 për një ‘program rehabilitimi’, $188,960 për artikuj për të rritur, dhe $23,567 për sporte/zbavitje.

Te tjera informacione per ekseset e te birit te presidentit te SHBA pritet te publikohen ne ditët ne vijim./Daily Mail/

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA