Jordan Bejaj, 18-vjeçari me origjinë shqiptare bënte rolin e rojes, teksa 25-vjeçari Klodian Saliaj hyri në shtëpinë e një të moshuari grek për ta grabitur.
Tentativa shkoi keq pasi i moshuari 73-vjeçari Agia Efimia, hyri në banesën e tij, dhe 25-vjeçari e qëlloi 10 herë me thikë në bark. Të dy grabitësit u larguan, por u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.
I moshuari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.
Top Channel